Politike
Dritan Leli thirret në SPAK
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është thirrur nga Prokuroria e Posaçme. Burime për NTV.AL bëjnë me dije se Leli do të merret në pyetje nga SPAK.
Leli po merret në pyetje në lidhje me një hetim, për të cilin Prokuroria tregohet e rezervuar për informacione.
Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Leli merret në pyetje nga SPAK. Herën e parë pas daljes nga prokuroria e Posaçme Leli i pyetur nga gazetarët u përgjigj: “Pyesni SPAK për më shumë informacione
Kryeministri Edi Rama e ka sulmuar hapur kryebashkiakun Leli për mbarëvajtjen e punës dhe çështjes së pastrimit në Vlorë.