Connect with us

Politike

BE dorëzon te Balluku raportin e KE për Shqipërinë

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, i dorëzoi sot Zv.kryeministres Belinda Balluku raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Në një konferencë të përbashkët me Belinda Ballukun, ambasadorja renditi pikat kryesore të raportit për Shqipërinë.

Ajo pohoi se vendi ynë ka bërë ecuri pozitive për sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Raporti shpreh keqardhje për atmosferën e akteve të frikësimit të gazetarëve.

“KiE miratoi raportet vjetore të paketës së zgjerimit për vendet që duan të anëtarësohen në BE. Po ua dorëzoj. Të hënën do prezantojmë gjetjet e raportit. Realiteti I ri gjeopolitik, lufta në Ukrainë, i ka afruar më shumë BE-në dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor. Lufta ka treguar se perspektiva për në BE është spirance e fortë për paqe dhe begati. Shqipëria ka mbajtur orientim të qartë si partnere e besueshme e BE. Shqipëria i është përmbajtur me 100% politikave të BE-së. Jemi në fazë të re për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Raporti i këtij viti ofron vlerësim të drejtë të situatës në të cilin ndodhet vendi, ofron dhe udhëzime. Shqipëria pjesë e ligës së parë, Shqipëria do të jetë në monitorim gjithnjë e më të rëndësishëm. Vlerësimi i raportit Shqipëria ka në fokus axhendat e reformave të BE-së. Vijimi i reformës në drejtësi dhe procesi i vetingut ka vazhduar. Shqipëria ka patur ecuri dhe në luftën kundër korrupsionit, dhe luftën kundër krimit të organizuar, ka sjellë rezultate të prekshme, të vazhdojnë reformat për ecurinë e sundimit të ligjit. Raporti ngre shqetësim për lirinë e fjalës, pavarësia e medias pengohet nga bizneset politikë. Raporti shpreh keqardhje për atmosferën e akteve të frikësimit të gazetarëve. Kriteret ekonomike, ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë”, tha ambasadorja.

Hohmann: BE respekton sovranitetin e cilitdo shtet për të vendosur se çfarë skemash do të ketë për dhënien e nënshtetësisë. Por kjo lloj skeme do të vinte në pah disa risqe që janë shprehur qartë në rajon.  KE sugjeroi që shtetet t’i jepnin fund dhënies së nënshtetësisë në këtë lloj forme. Secili shtet duhet të vendosë vetë se si do të vazhdojë me këtë çështje. Për sa i përket amnistisë fiskale, ne po vijojmë bisedimet.

Balluku: Unë do ta nis nga amnistia. Së pari Komisioni vë në dukje që është bërë një progres për luftën kundër pastrimit të parave. Ky është vlerësim i Komisionit përmes këtij elementi. Sipas Komisionit Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër krimit të organizuar.

Për sa i përket amnistisë fiskale, vlerësimi në raport është hipotetik. Pra mund të vërë në rrezik progresin në luftën kundër pastrimit të parave dhe  është e paevitueshme që ky vlerësim të  jetë hipotetik duke qenë që sot e kësaj dite mbetet akoma një draft që e kemi të hapur për diskutim, me partnerët tanë. Ne e garantojmë ambasadoren dhe Komisionin që ky do të jetë një progrss që do të vijojë disktumiet dhe nuk do të qëndrojmë pa marrë parasysh qëndrimet e Komisionit.

Advertisement