Connect with us

Pinknews

Vajzat seksi që i “vodhën” zemrën Erosit

Eros Grezda, futbollisti shqiptar, është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë, për shkak të jetës private dhe lidhjes së re me bukuroshen Ajsel Abazi.

Të dy, si Grezda dhe Abazi, pak ditë më parë ndanë të njëjtën foto në rrjetet sociale, duke konfirmuar kështu romancën e tyre të dashurisë.

Dy vajzat më seksi shqiptare që i “vodhën”

Eros Grezda është përfolur shumë në media edhe për lidhjen e tij me Oriola Marashin, e cila përfundoi pak muaj më parë.

Ndonëse gjithnjë ka preferuar që kjo pjesë e jetës së tij të mbetej private dhe të mos përflitej për lidhjet e dashurisë, duke pasur në krah një vajzë seksi dhe të suksesshme si Oriola Marashi kjo do të ishte thuajse e pamundur.

Si Oriola ashtu edhe Ajsel Abazi janë vajza shumë seksi dhe përveç bukurisë kanë një pasion tjetër të përbashkët, muzikën.

Ashtu siç Oriola ka treguar më parë, që ka studiuar për kanto, modelja gjithashtu ka një zë të jashtëzakonshëm dhe këtë talent të sajin e ka treguar në pak sekonda në qëndrimin e saj në Barcelonë, teksa mahniti të gjithë të pranishmit.

Po ashtu edhe Ajsle Abazi ka një zë mjaft të ëmbël dhe të këndshëm, teksa në një video këndon live.

Ndërsa për sa i përket bukurisë nuk kemi ç’të themi, pasi fotot flasin vetë dhe nuk ka nevojë për koment.

Për më tepër ndiqni galerinë e mëposhtme.

Advertisement