Connect with us

Kronike

Shpërndanin kokainë dhe heroinë, arrestohet grupi në Tiranë

Një grup të rinjsh janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi shpërndanin kokainë dhe heroinë në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Policia ka arrestuar R. M., 28 vjeç, N. E., 39 vjeç, E. Zh., 22 vjeç, A. A., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe Y. A., 41 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme, policia iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë, cannabis sativa dhe heroinë, të ndara në doza.

Advertisement