Connect with us

Rajon

Moti i rrezikshëm në Greqi, humbje jete dhe të zhdukur

Një mesazh paralajmërues për fenomene të rrezikshme të motit në 24 orët e ardhshme është dërguar nga 112 banorët e Njësisë Rajonale të Lasithit, në Kretë . Luten banorët e Lasithit të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve.

Një i vdekur – Raportohet për person të zhdukur

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë, makina e të cilit është përfshirë nga ujërat e vrullshëm në zonën e Agia Pelagia në komunën Malevizio në Heraklion të Kretës , ku kanë ndodhur përmbytje të rënda në orët e fundit. Sipas mediave lokale, ka raportime për persona të zhdukur, me autoritetet në vëzhgim.

Ndryshimi i shpejtë i motit  ka shkaktuar përmbytje të mëdha në zonën bregdetare të Agia Pelagia dhe Lygaria të Bashkisë Malevizi të Heraklionit, ku edhe makina janë marrë nga ujërat.

Zjarrfikësit shpëtuan shëndoshë e mirë një grua nga një mjet që përfundoi në det në zonën Lygaria të Heraklion, Kretë dhe sipas Zjarrfikësve janë 9 raste të makinave që janë larguar dhe po hetohet.

Gjithashtu, është kërkuar ndihma e rojes bregdetare për gjetjen e personave të zhdukur. Oficerët e Njësisë së Misioneve Speciale të Rojës Bregdetare (KEA) po mundohen të ndihmojnë në hetimet.

Njëkohësisht një patrullë e Rojës Bregdetare ka lundruar nga Chania në drejtim të Heraklionit, ndërsa po tentohet të ndihmojë edhe privatisht nëpërmjet një grupi vullnetarësh. Kushtet e motit në zonë janë të këqija (stuhi dhe erëra me intensitet 7-8 beaufort).


=

Probleme janë shënuar edhe në Kretën perëndimore. Në Stavros Akrotiri, në Chania, rrugët janë përmbytur. “Kemi disa fatkeqësi, në një zonë të kufizuar në Stavros. Disa shtëpi janë përmbytur. Kanë ndërhyrë zjarrfikësja dhe forcat e mbrojtjes civile. Pavarësisht fatkeqësive, situata është nën kontroll. Asnjë jetë njerëzore nuk ishte në rrezik”, tha kryebashkiaku i Chania, Panagiotis Simandirakis, duke folur për SKAI.

Advertisement