Connect with us

Kronike

Sherr në Vlorë, 33-vjeçari dhunohet me sende të forta nga i riu

Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy personave, të cilët janë goditur me sende të forta. Nga sherri ka mbetur i plagosur një 33-vjeçar, ndërsa personi që e ka dhunuar këtë të fundit është arrestuar.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 25 vjeç, banues në lagjen “Bashkimi”, pasi gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. J., 33 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 26 vjeç, pasi ka dhënë deklarim të rremë për këtë ngjarje.

Advertisement