Kronike
Tjetër autobuz me euro në Durrës
Paratë e padeklaruara duket se transportohen përmes portit të Durrësit. Pas autobusit të kapur me 522 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, është rritur vigjilenca dhe gjatë kontrolleve të ditës së sotme janë kapur edhe 25 mijë euro në një autobus pasagjerësh. Nga bashkëpunimi i policisë kufitare me autoritetet doganore, u bë edhe ndalimi i shoferit. Që prej ditës së djeshme, vijojnë kontrollet në portin e Durrësit dhe në pikat e kalimit kufitar për të tjera linja që konsiderohen me rrezik. Në sitë nuk janë vetëm autobusët, por edhe furgonët e pasagjerëve apo agjensive turistike
Pasditen e djeshme, u kapën 522 mijë euro të fshehura në zonën e kondicionerit. Paratë ishin të futura në qese marketi dhe u zbuluan nga gjurma e zezë e lënë në skaner. Elidon Çela, 32 vjeç ishte drejtues dhe pronar i autobusit, pjesë e agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova. Në pranga kanë rënë dhe bashkëpunëtorët e tij, Dritan Kamberi, 36 vjeç dhe Anold Cankja, 32 vjeç.
U kap me 522 mijë euro, autobusi që vinte nga Bari ishte në disa qytete të Italisë! Sot kontrolle në pikat e kalimit kufitar, në ‘sitë’ edhe furgonët