Connect with us

Aktualitet

Ilaçe kontrabandë/ Çifti i farmacistëve nuk pranonin kontrollin

Më 12 tetor një çift bashkëshortësh nga Saranda u arrestuan nga policia e Vlorës pasi akuzohen për kontrabandë të medikamenteve mjekësore të llojeve të ndryshme.

Ata janë identifikuar si Kristo, 64 vjeç dhe Aleksandra Angjeli, 62 vjeçe.

Ata ndodhen në “Arrest shtëpie”, të arrestuar pas operacionit “Storage” ku u zbuluan mbi 1200 medikamente kontrabandë, kundërshtojnë në Gjykatë kontrollin e banesës së e tyre të kryer nga policia.

Çështja është regjistruar të premten në 21 tetor në Gjykatën e Sarandës. Objekti i padisë së çiftit 64 e 62 vjeçar është: “Deklarimin e pavlefshëm të aktit procedural të procesverbalit të datës 10.10.2022 të kontrollit të banesës”.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së këtyre dy shtetasve, të cilët sipas policisë, janë munduar që t’i orientojnë uniformat blu në një banesë tjetër, me qëllim shmangien e kontrollit në banesën e tyre.

Advertisement