Connect with us

Bota

Anija merr flakë në mes të detit, KA VIKTIMA

Një anije pasagjerësh me 240 persona ka marrë flakë të hënën në jug të Indonezisë, duke vrarë 14, thanë zyrtarët e shpëtimit.

Sipas mediave të huaja, KM Express Cantika 77 ishte nisur për në Kalabahi nga Kupang në provincën Nusa Tenggara Lindore kur mori flakë dhe në bord kishte 230 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit.

Agjencia Kombëtare e Kërkimit dhe Shpëtimit në një deklaratë tha se ekipet e shpëtimit dhe anijet aty pranë gjetën 226 të mbijetuar dhe se 14 persona u konfirmuan të vdekur.

Tragjeditë e trageteve dhe varkave janë të zakonshme në Indonezi, një arkipelag me më shumë se 17,000 ishuj, ku tragetet përdoren shpesh për transport dhe siguria është e dobët.

Në vitin 2018, një traget i mbipopulluar me rreth 200 njerëz në bord u mbyt në një liqen të thellë krateri vullkanik në provincën e Sumatrës Veriore, duke vrarë 167 njerëz.

Në një nga fatkeqësitë më të këqija të regjistruara në vend, një anije pasagjerësh e mbipopulluar u mbyt në shkurt 1999 me 332 njerëz në bord. Kishte vetëm 20 të mbijetuar.

Advertisement