Connect with us

Politike

Ambasadori italian takon Krajën: Mbështetje e plotë ndaj SPAK

Ambasadori italian në Tiranë Fabrizio Bucci ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Në një reagim në Twitter, Bucci shprehet se  intimidimi i magjistratëve është i patolerueshëm

Statusi i Fabrizio Bucci-t:

Takim pune i gjatë e frytdhënës me kreun e SPAK Arben Krajën. Mbështetje e plotë dhe e pakushtëzuar për veprimtarinë e SPAK në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është e patolerueshme çdo formë ndikimi apo intimidimi ndaj çdo magjistrati, puna e të cilit është thelbësore për demokracinë. Italia do të jetë gjithmonë përkrah magjistratëve shqiptarë, të cilët duhet të jenë në gjendje të punojnë të pavarur dhe të qetë. Bashkëpunimi ynë me SPAK do të vijojë me më shumë intensitet. Një falënderim i madh e i padiskutueshëm shkon për Arben Krajën, për punën e tij të jashtëzakonshme e frytdhënëse si i pari drejtues i SPAK.

Fgavnp8xeae2s1e

Advertisement