Aktualitet
Thesari ‘Kardhiq-Delvin’, Ja kush fshihet pas…(EMRAT)
NTV.AL zbardh emrat e 10 personave të dyshuar për abuzim me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë dhe që janë marrë nën akuzë nga SPAK. Këta janë 10 shtetasit e marrë nen hetim nga SPAK: Sonila Qato; Elona Gogo; Simon Prendi; Arbër Troka; Arjana Hasani; Erdit Salillari; Almir Hoxhaj; Nikollaq Mihali; Miranda Shkurti; Admir Pahumi.
Pra mes të akuzuarve është edhe ish drejtuesja e ARRSH, Sonila Qato. NTV.AL mëson se Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale ‘shpërdorim detyre’, shkelje të barazisë në tendera’.
Hetimi për lotin e 7-te te rrugës Kardhiq-Delvinë. Fillimisht ishte Kontrolli i Lartë i Shtetit që zbuloi shkeljet e referoi materialet.