Connect with us

Bota

Bamirësia/ Iu jep burrin me qira grave të tjera

Një grua vendosi t’i japë me qira burrin e saj grave të tjera për të bërë punë të çuditshme për 40 £ në orë. Ai fiton 250 £ në ditë dhe ideja e biznesit po lulëzon.

Laura Young, 38 vjeç, nga Milton Keynes, e mori idenë nga një podcast që përshkruante se si një burrë po siguronte jetesën duke ndihmuar njerëzit të bënin punë të vogla.

Nëna e tre fëmijëve e reklamoi të shoqin në Facebook dhe aplikacionin Nextdoor, duke shquar aftësitë e përgjithshme të bashkëshortit James në pikturë, dekorim, shtrim tjegullash e shumë të tjera.

42-vjeçari pati klientin e tij të parë brenda një dite dhe nisi të punonte gjashtë ditë në javë nga ora 9 e mëngjesit deri në 8 të pasdites, raporton Daily Mail.

Ai është detyruar të refuzojë disa vende pune dhe ideja e quajtur ‘Rent My Handy Husband’ ka një listë e është i rezervuar deri në mes të nëntorit.

Punët përfshijnë ndihmën për vendosjen e një televizori ose perdesh, apo për ngritjen e një muri dhe ai është i disponueshëm për t’u punësuar për këdo që ka nevojë për ndihmë; burra apo gra.

Ndërsa James merret me anën teknike të gjërave, Laura punon me drejtimin e llogarive sociale dhe uebsajtit.

Ai ka shtuar një shërbim të ri për periudhën e Krishtlindjeve, duke ofruar instalime të dritave festive, brenda dhe jashtë.

Biznesi ka qenë më i suksesshëm nga sa mund ta imagjinonte çifti.

Advertisement