Kosova
Haradinaj zbulon planin franko-gjerman
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë detaje nga takimi që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku u diskutua për planin franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Haradinaj tha se ky draft është i ndarë në disa kapituj që rregullojnë marrëdhëniet mes shteteve dhe që janë marrë prej Kartës së OKB-së.
Kreu i AAK-së po ashtu tha se plani franko-gjerman përfshin edhe faktorin amerikan dhe fuqi të tjera perëndimore, dhe sipas tij, kjo është një garanci më shumë
Sipas ish kryeministrit, marrëveshja flet për njohjen dhe të drejtat e komuniteteve, siç është rasti i Asociacionit dhe Kishës serbe.
Sipas Haradinaj-t, kjo marrëveshje mund të ratifikohet brenda këtij viti dhe shprehu entuziazëm që marrëveshja në thelb është njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi