Connect with us

Sport

Majlinda hyn në librin e Rekordeve Guinness

E jashtëzakonshmja Majlinda Kelmendi, hyn në librin e Rekordeve Guinness si sportistja që mori më shumë medalje ari.

Në vitet 2010-2019 superylli botëror i xhudos mori 18 medalje ari.

Kampioni olimpike në sportin e xhudos, Majlinda Kelmendi ka arritur të futet në librin e rekordeve “Guinness”.

Kelmendi mban rekordin për më së shumti medalje të arta të fituara në turneun botëror IJF nga data 7 maj 2010 deri më 24 tetor 2019.

Federata Botërore e Xhudos në Librin e botuar së fundmi “Judo Legends” (Legjendat e xhudos) flet për një rekord të “Guinness” të arritur nga Majlinda në periudhën afro 10 vjeçare.

Majlinda Kelmendi konsiderohet si sportistja më e madhe që e ka pasur Kosova ndonjëherë.

Ajo ia solli Kosovës medaljen e parë olimpike në vitin 2016.

 

Advertisement