Connect with us

Politike

‘Të moshuarit lidhen me zinxhirë’, detaje tronditëse për azilet në Shqipëri

Drejtoresha Ekzekutive “Shoqëria Shqiptare për të Gjitha Moshat”, Mira Pirdeni ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me kushtet ç’njerëzore në të cilat mbahen të moshuarit në zilet e Shqipërisë, kryesisht në Tiranë e Fier. Teksa komentonte dhunimin e të moshuarës në Pejë, Pirdeni në Euronews tha se në azilin e Tiranës ka pasur raste që të moshuarit janë lidhur me zinxhirë. Ajo tha se në Fier i lënë edhe pa ushqime.

“Unë jam shokuar nga sjellja e vajzave të reja. Ne e kemi parë këtë skenë në qendrat tona vazhdimisht, të lidhura dhe me zinxhirë. Kemi parë në Tiranë që janë lidhur me zinxhirë, ndërsa në azilin e Fierit, kemi parë raste që as bukën nuk ua jepnin. Ne kemi parë raste të tjera të tilla, por jo të gjitha këto bëhen publike. Nuk është puna vetëm te kamerat, por standardet që monitorohet një shërbim duhet të jenë të fokusuara,”- tha ajo.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë ka tronditur opinionin publik dje, pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

Advertisement