Connect with us

Pinknews

Era Istrefi zbulon projektin e radhës

Era Istrefi është një nga këngëtaret më të suksesshme të tregut muzikor shqiptar, por jo vetëm. Ajo prej vitesh tashmë ka arritur të bëhet pjesë edhe e tregut muzikor ndërkombëtar, fillimisht përmes hitit të saj që numëron miliona klikime “Bon Bon”.

Pas suksesit të kësaj kënge ajo solli edhe projekte të tjera muzikore në anglisht, por prej disa muajsh tashmë ajo është rikthyer në Shqipëri.

Gjatë një interviste ajo u shpreh se kishte pengesa për të publikuar këngë në tregun muzikor ndërkombëtar, pasi atje ajo u ndesh me disa rregulla jo fort të përshtatshme për publikimet.

Gjithsesi ajo duket se nuk do të ndalet në tregun muzikor shqiptar, ku së fundmi ka paralajmëruar bashkëpunimin me një reper mjaft të njohur shqiptar.

Bëhet fjalë pikërisht për Butën, të riun me një stil mjaft të veçantë në muzikë, që ka bërë mjaft bujë në treg që në debutimet e tij të para.

Përmes një postimi në “Instagram” Era ka zbuluar edhe titullin e projektit të saj “5am”.Nuk po merret më me tregun botëror/ Era Istrefi zbulon projektin e

Advertisement