Connect with us

Kosova

Tensionet në Veri/ Dështon takimi i Kurtit me opozitën

KOSOVË- Pas tensioneve në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësit e partive opozitare. Kryetarët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së ishin të pranishëm në mbledhje. Takimi është thirrur nga Kurti për të diskutuar mbi situatën e fundit që është krijuar në Kosovë, ku Lista Serbe është larguar nga institucionet si edhe kanë dorëzuar mandatet e deputetëve. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka lënë në gysmë mbledhjen dhe është larguar. Haradinaj nuk u prononcua për mediat, por në një postim në ‘Facebook’, ai shkruan se u larguar pasi Kurti nuk i është përgjigjur pyetjes që Haradinaj i ka drejtuar përse ka prishur marrëdhëniet me SHBA. Sipas tij, është e papranueshme që të prishen marrëdhëniet me aleatin kryesor të Kosovës në një moment delikat si ky.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, shkruan Haradinaj.

Akuzave se po prish marrëdhëniet me SHBA-të, Kurti ju përgjigj një ditë më parë në deklaratën për median ku theksoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me SHBA dhe janë partnerët e Kosovës.

Situata në veri është përshkallëzuar pasi Qeveria e Kosovës nisi të zbatojë planin me 3 faza për ri regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Por, qortimet për targat, si edhe pezullimi i drejtorit të Policisë së Kosovës për veri, Nenad Gjuriç, i cili refuzoi të qortojë shoferët me targa serbe kanë sjellë largimin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës. Kjo situatë e krijuar ka sjellë edhe regaimin e SHBA dhe BE që i kërkojnë Kosovës që të shtyjë vendimin për reciprocitetin e targave dhe çështja të zgjidhet përmes dialogut. Por, vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti bëri të qartë se Kosova nuk ben hapa pas pas dhe vendimi nuk do të shtyhet.

Lajm ne perditesim…

Përfundon takimi i krerëve të opozitës me Kurtin, Krasniqi: As qeveria vetë nuk e di në çfarë rruge ka hyrë

1667897223_memlikrasniqi11600x360.jpgMemli Krasniqi, kreu Partisë Demokratike të Kosovës tha pas takimit me Albin Kurtin se doli nga mbledhja me një pasiguri për qeverinë dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti.

“Fatkeqësisht nuk kemi përgjigje. Këto kanë qenë disa nga konsideratat që dje më kanë shtyrë që edhe ti drejtohem kryeministrit e t’ia shpreh gatishmërinë për komunikim të hapur e të vazhdueshëm për tu takuar dhe diskutuar, për të parë mundësitë për ti ndihmuar.

Unë sot dal nga ky takim jo shumë i sigurt që kryeministri dhe qeveria e dinë se në çfarë rruge kanë hyrë e ku duan të dalin suksesshëm prej kësaj rruge duke e ruajtur tërësinë e Kosovës dhe funskionimin e shtetit ashtu siç e kemi pasur,” tha ai.

Advertisement