Politike
Grida iku, vajzat turren në kuvend, kush e kush…
Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Grida Duma ka vendosur të lërë mandatin që mori një vit më parë në zgjedhjet e 25 prillit.
Vendin e saj në Parlament, sipas listës së rezultateve të KQZ e zë prezantuesja e njohur Ori Nebiaj.
Por, disa media shkruajnë se ajo nuk do e pranojë mandatin, pasi është e angazhuar në top Channel.
Nëse Nebiaj zgjedh televizionin para angazhimit në politikë, atëherë mandati i Grida Dumës i kalon Lediana Fratarit.
Lediana Fratari është dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, njëherazi dhe vajza e biznesmenit të ndërtimit Hajredin Fratari.