Kronike
Cigare kontrabandë dhe baste online, arrestohet…
Tiranë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik.
Evidentohen dhe goditen nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Tiranë, 3 raste të tregtimit të dhjetëra stekave me cigare, të kontrabanduara.
Goditet edhe 1 rast i vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularit, në një lokal, të paregjistruar në organet kompetente.
Sekuestrohen dhjetëra steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara dhe një aparat celular.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, kanë vijuar kontrollet në automjete dhe në subjekte të ndryshme tregtare.
-Si rezultat, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të kontrabandës së mallrave. Në vijim të veprimeve për këto raste, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan penalisht shtetasit I. D., 31 vjeç, A. M., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në automjetet që këta shtetas drejtonin, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhjetëra steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.
-Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin G. H., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit G. H., në rrugën “Medar Shtylla”, u konstatua se ky shtetas nuk e kishte regjistruar këtë aktivitet në organet kompetente. Në vijim, shërbimet e Policisë, gjetën në aparatin celular të 22-vjeçarit, faqe online që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.