Connect with us

Lifestyle

Burrat thyejnë këmbët për t’u zgjatur, 270 mijë euro…

Mijëra burra të shkurtër tani po i drejtohen një procedure të dhimbshme dhe të shtrenjtë për t’u bërë më të gjatë.

Ata po paguajnë deri në 270 mijë euro për t’i shtuar deri në gjashtë centimetra gjatësi nëpërmjet një operacioni që ofrohet nga kirurgët në ShBA dhe Turqi.

Disa meshkuj që i janë nënshtruar operacionit kanë pohuar se operacioni estetik i ka bërë të suksesshëm në takimet online.

Operacioni i dhimbshëm përfshin thyerjen e këmbëve. Kirurgët shpojnë vida në fundin e çdo kocke të kofshës ose në pjesën e poshtme të tibisë së këmbës, në varësi të cilës mjekët zgjedhin të thyejnë.

Magnetët përdoren për të ngacmuar ngadalë kockat. Vidhat gradualisht kthehen dhe aktivizojnë një shufër teleskopike që zgjatet. Thyerja shërohet natyrshëm dhe kocka bëhet më e gjatë.

Megjithatë, mund të duhen shumë javë për të arritur qëllimin e dëshiruar. Praktika ndonjëherë i lë pacientët me dhimbje ekstreme dhe i lidh ata në karrige me rrota. Ata gjithashtu duhet të kalojnë disa muaj fizioterapi pas operacionit.

Disa ekspertë ligjorë, raportoi MailOnline, pohojnë se disa pacientë vuajnë nga anomalitë e indeve rreth kockës për shkak të llojit të çelikut të përdorur.

Procedura u shpik për herë të parë në fillim të viteve 1950 për të trajtuar lëndimet e ushtarëve.

Advertisement