Connect with us

Lifestyle

Të gjitha arsyet pse duhet të përdorni Vitaminën C në formë serumi

Nëse jeni i fiksuar ndaj kujdesit të lëkurës me siguri keni dëgjuar për serumet me vitaminë C.

Vitamina C cilësohet si një nga përbërësit më të mirë për ngadalësimin e plakjes, derisa konsiderohet ‘çelësi’ për lëkurë të butë, të njëtrajtshme dhe me shkëlqim.

Për të pasur rezultat më të mirë është e këshillueshme që të përdoren serume me vitaminë C, pasi përthithja në lëkurë është e drejtpërdrejtë.

Disa nga përfitimet e serumit me vitaminë C:

Është i sigurt për shumicën e llojeve të lëkurës;

Siguron hidratim;

I jep shkëlqim lëkurës;

Zvogëlon skuqjen;

Zvogëlon hiperpigmentimin;

Zvogëlon shfaqjen e rrathëve nën sy;

Nxit prodhimin e kolagjenit;

Siguron elasticitet;

Mbron dëmtimin nga dielli;

Qetëson djegien nga dielli;

Ndihmon në shërimin e plagëve.

Si të përdorni një serum me vitaminë C?

Gjithmonë duhet të bëni test për të vlerësuar rrezikun e reaksionit alergjik. Si mund të bëhet ky test?

Zgjidhni një zonë të vogël të lëkurës që është e lehtë për t’u fshehur, si parakrahu. Aplikoni një sasi të vogël produkti dhe prisni 24 orë.

Nëse nuk shfaqen efekte anësore mund ta aplikoni në fytyrë. Ndërprisni përdorimin nëse keni skuqje, ose ndonjë efekt tjetër anësor.

Advertisement