Connect with us

Kronike

Dhunuan për vdekje të moshuarin, jepet vendimi për dy grabitësit

Ervis Halimi, 22 vjeç dhe Musa Godo, 28 vjeç kanë dalë sot para Gjykatës së Fierit ku janë njohur me masën e sigurisë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy të arrestuarit.

Dy të rinjtë janë autorët të dyshuar të grabitjes në Klos të Fierit më 19 nëntor.

Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj pronarit të banesës, Çaush Shehaj, 89 vjeç, ky i fundit ndërroi jetë në spital.

Autorët nën kërcënimin e armës arritën që të merrnin vetëm 5 mijë lekë.

Advertisement