Connect with us

Rajon

Serbisë i kushtëzohen negociatat për anëtarësim, me sanksionet ndaj Rusisë

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian në të cilën propozohen ndryshime dramatike në qasjen e BE-së ndaj zgjerimit.

Propozohet heqja dorë nga votimi me konsensus dhe marrja e vendimeve me shumicë të kualifikuar. Po ashtu kërkohet që viti 2030 të jetë afat i fundit për përmbyllje të negociatave për anëtarësim dhe përmendet që procesi i zgjerimit nuk ka alternativë.

Mes tjerash në rezolutë përmendet që kredibiliteti i procesit të zgjerimit, dhe i gjithë BE-së, është dëmtuar me raste pasi disa vende anëtare kanë shfrytëzuar interesat e tyre nacionale për të bllokuar procesin e zgjerimit.
Kjo gjë, sipas raportit, “ka krijuar hapësirë për shtrirjen e ndikimit të Rusisë, Kinës dhe faktorëve tjerë të dëmshëm në rajon”.

Gjithashtu në rezolutë thuhet se vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, është kusht për vazhdimin e negociatave me Serbisë për anëtarësim në bllokun evropian.

Në rezolutë përmendet edhe nevoja për përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ashtu që të dyja vendet në avancojnë në rrugën drejt BE-së.
Sipas rezolutës, Parlamentit Evropian i kërkohet që vendet kandidate të shpërblehen për përmbushje të kritereve dhe të ndëshkohen për mungesë përparimi.

Advertisement