Sport
Video/ Lewandowski thyen ‘mallkimin’ e Botërorit
Poloni-Arabia Saudite rezultoi një sfidë e bukur për t’u parë, gol, penallti e humbur, raste për shënim, një pjesë e hapur ku të dy ekipet kërkuan fitoren gjatë gjithë ndeshjes, por në fund fituan polakët 2-0.
Suksesi ndaj Argjentinës nuk ishte aspak rastësi, Arabia Saudite zhvilloi një futboll të shpejtë, ku vetëm episodet dhe mbi të gjitha portieri Szczensny i mohoi kënaqësinë e golit.
Polonia iu fal pikërisht individëve, në minutën e 36-të Lewandowski dhuroi një asist perfekt për Zielinski që brenda në zonë nuk fali duke dërguar topin në rrjetë.
Në fundin e pjesës së parë, Arabia Saudite fitoi një 11-metërsh, por Szczesny bëri mrekullinë në dy kohë duke mbajtur në lojë tre pikët e Polonisë. Arabët ushtruan presion edhe në të dytën, por ishin polakët që iu afruan golit me Milik dhe Lewandowskin, njëri traversë dhe tjetri shtyllë, përktësisht në 63’ dhe 66’.
Por gjithsesi, Lewa nuk do të falte në minutën e 82-të, teksa vjedh bukur një top dhe mposht portierin arab. Sulmuesi polak thyen kështu mallkimin, duke shënuar golin e parë në Botëror. Nuk ka shumë histori më pas, Arabia Saudite dorëzohet.