REAGIM
Njeriu mëson shumë më tepër nga fatkeqësitë sesa nga begatia
Ideja ime për lumturinë është mbi të gjitha antikonsumatoriste. Ata duan të na bindin se gjërat nuk zgjasin shumë dhe na shtyjnë të ndryshojmë gjithçka, sa më shpejt.
Duket se kemi lindur vetëm për të konsumuar dhe, nëse nuk mund ta bëjmë, vuajmë varfërinë.
Kemi një ndjenjë zhgënjimi, ne vetë-margjinalizohemi.
Kemi sakrifikuar perënditë e vjetra jomateriale dhe tani po pushtojmë tempullin e Zotit të Tregut.
Ky lloj Zoti organizon ekonominë tonë, politikën tonë, zakonet tona dhe na siguron hipoteka dhe karta krediti që na japin lumturi të dukshme.
Por në jetë koha që mund t’i kushtojmë asaj që na pëlqen, si pershembull dashurive tona dhe lirisë sonë është më e rëndësishme.
Dhe jo koha në të cilin jemi të detyruar të fitojmë gjithnjë e më shumë për të konsumuar gjithnjë e më shumë.
Nuk po kërkoj falje për varfërinë, kërkoj vetëm maturi.
Besoj se njeriu mëson shumë më tepër nga fatkeqësitë sesa nga begatia.
Mësoni më shumë nga dhimbja se nga triumfet.