Connect with us

Politike

Protesta 6 dhjetorit, FLET Berisha

Kryetari i Rithemelimit, Sali Berisha deklaron se nga protesta e thirrur më 6 dhjetor, kur do të mbahet në Tiranë dhe Samiti i liderëve të BE, nuk do të ndodhë asgjë e keqe.

Duke sjellë rastet kur qytetarë në shumë shtete e qytete kanë protestuar në ditët kur janë mbajtur samite, Berisha tha se kjo është e ndaluar vetëm në vende diktatoriale.

“Unë sot dua të shtroj pyetjen për çdo qytetar: Cila është e keqja e protestës? Ce keqe do na ndodhë nga protesta?

Asnjë e keqe, asgjë e keqe, vetëm të mira, vetëdijësim, presion, kërkim llogarie, demonstrim se guxojmë si njerëz të lirë.

Në 6 dhjetor në Tiranë zhvillohet samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Protestat në samite e takime ndërkombëtare perverse në vendet diktatoriale janë gjëja më normale, janë ligj në të gjitha vendet e lira.

Kudo ku ka takime liderësh ne perëndim ka protesta për kauza të qytetarëve.

Jo rrallë kanë kaluar në këto protesta dhe në mosbindje të thellë civile si në Athinë, Gjenova, Paris, Uashingon, Bruksel e shumë qytete të tjera të vendeve të lira.

Pak javë më parë amerikanët protestuan në Nju Jork gjatë samitit të OKB, në Bruksel protesta të mëdha disa muaj më parë në samitin e BE me Afrikën.

Askush s’i kritikoi, s’i ofendoi, apo akuzoi si armiq si agjentë të Kremlinit siç bëjnë këtu krerët e mafies shtetërore Edi Rama, Belinda Balluku, Veliaj e Taulant Balla. Europianët i qëllojnë politikanët me veze, me miell, me bojë kur janë në takime e samite, por kjo nuk ndodh në Korenë e Veriut, në Kube, Egjipt.- tha Berisha.

Lajmi do të përditësohet…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:50

Do përdorni forcë nëse s’iu lënë të protestoni? Berisha: Populli opozitar po përgatitet mirë

Me argumentin se po zbaton Kushtetutën, ish kryeministri Sali Berisha thotë se protesta do të bëhet por do shmanget dhuna.
Berisha ka kërcënuar se nëse Rama kërkon përballje, populli opozitar është i përgatitur.“Ne do zbatojmë Kushtetutën. Kemi shpallur protestën tonë në Bulevard, ashtu na lë kushtetuta. Edi Rama, kërkon përballje ne do përpiqemi ta shmangemi atë ditë, por mund t’ia rezervojmë kur të dojë. Nëse e kërkon, është punë e tij. Populli opozitar po përgatitet mirë për përgjigjen që ai meriton.”- tha Berisha.

Konflikti me armë mes demokratëve të Rithemelimit në Kurbin, Berisha: Janë marrë masa disiplinore

1669980294_WhatsAppImage20221202at12.22.38.jpegNë konferencën e tij me gazetarët, Berisha u ndal edhe te përplasja e dy demokratëve të Rithemelimit në Laçku tha se ndaj tyre janë marrë masa disiplinore.

“Ka patur një problem serioz në degën e Kurbinit. Komisioni ka vendosur masa disiplinore ndaj dy kandidatëve. Cilido që, mendon për mënyra të tjera përveç  votës gabon shumë rëndë. Shkelmon të drejtën e tij dhe të demokratëve.

Më datë 4 do bëhen primaret.”- tha Berisha.

Advertisement