Politike
Samiti BE-BP/ Mbërrin në Tiranë presidenti bullgar
Presidenti bullgar Rumen Radev ka mbërritur sot në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet nesër.
Në kuadër të vizitës së tij, Radev do të takohet me përfaqësues të minoritetit bullgar në Shqipëri dhe me zyrtarë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, njoftoi Sekretariati për shtyp i Radevit. Në delegacion është edhe ministri i jashtëm Nikolai Milkov.
E gjitha, gati për nesër pasi aktiviteti nis në orën 10:15, me mbërritjen e delegacioneve dhe pritjen zyrtare. Në orën 11:45 është planifikuar fotoja zyrtare. Në 12:15 programi vijon me seancën plenare dhe drekën e punës dhe në orën 14:30 me konferencën për shtyp. Samiti do të zhvillohet në kushte të rrepta sigurie, ndërsa deri më tani është lajmëruar se protestuesit nuk do të lejohen brenda perimetrit të sigurisë së Samitit.