Politike
Goditet Sali Berisha, gjak në bulevard
Ka nisur me përplasje protesta e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Përplasja fizike ndodhi teksa Meta dhe Berisha po shkonin drejt bulevardit që t’i bashkoheshin turmës.
Mësohet se një person ka goditur me grusht Berishën duke i shkaktuar dëmtime. Berisha është gjakosur pas goditjes.
Vijon…
Protesta e Sali Berishës ka dalë nga kontrolli. Një person ka hyrë në radhët e protestuesve dhe ka goditur ish-kryeministrin në fytyrë. Menjëherë kanë ndërhyrë bodigardët e Sali Berishës që kanë rrahur rëndë personin duke e gjakosur. Atyre i janë bashkuar edhe mbështetësit që nuk kanë kursyer dhunën ndaj tij. Por ky incident nuk e ka ndalur Berishën në misionin e tij. Masat e sigurisë u shtunë ndërsa vijoi marshimin drejt Bulevardit, i shoqëruar nga Ilir Meta.
…
Sali Berisha është qëlluar me grusht nga një i ri.
Ngjarja ka ndodhur në momentin që Berisha po ecte me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në momentin që Berisha është qëlluar ka rënë direkt në tokë dhe më pas kanë ndërhyrë truprojat.
Nga pamjet, Berisha dukej i gjakosur pas gjuajtjes me grusht.
Më pas, shoqëruesit e Berishës kanë masakruar me grushta e shkelma personin që goditi Berishën.
…
Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e protestës së Rithemelimit.
“Asgjë në botë nuk na mposht ne, popullin e opozitës dhe popullin e fitores, poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët, ne do ju rrëzojmë. Jemi këtu sot së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelave”- u shpreh Berisha.