Connect with us

Pinknews

Një ngjarje në mesnatë/ Rrëfehet Monika Lubonja

Aktorja e famshme, Monika Lubonja ka treguar se jeton vetëm me të ëmën, ndërsa e ka lënë të bijën të jetojë vetëm në moshën 23-vjeçare për të njohur jetën.

Gjatë një diskutimi në “Trotuar”, ajo diskutoi për temën “Të rikthehesh te prindërit, kënaqësi apo bezdisje”.

Ndër të tjera, Monika tregoi se e ëma i thotë se nuk duhet të vijë vonë, pasi e shikojnë komshinjtë, duke shpjeguar se kjo gjë është e pakonceptueshme te brezi i tretë.

“Unë ngaqë isha me nënën, e lashë vajzën pastaj që 23 vjeçe. I thashë ‘dil në jetë dhe jeto jetën tënde’. Unë e kam jetuar jetën në formën më të mirë timen. Rikthimi te prindërit sot? Them se është nevojë sepse mendoj që çdo i ri, sidomos pasi mbaron një shkollë të lartë, e ka të padiskutueshëm që duhet të jetojë vetëm dhe sot është mundësia. Prindërit ne i duam, i kemi pranë gjithmonë, por në fund të ditës, mua edhe sot, mami më thotë: Pse vjen kaq vonë, të shikojnë komshinjtë… te brezi i tretë vazhdon të jetë kjo dhe ata nuk duan ta besojnë këtë gjë që te fëmija i tyre të thuhet diçka. Të rinjtë e brezit sot duhet ta nisin këtë gjë vetëm”, tha aktorja.

Advertisement