Connect with us

Pinknews

Po vjen Rashela Kolaneci

Sa nga ju e mbajnë mend Rashel Kolanecin, bukuroshen e cila bëri bujë të madhe me daljen e saj si velinë në emisionin “Xing me Ermalin”, para disa vitesh?

Epo, ju mbase e keni harruar, pasi pas largimit të saj, ajo nuk ka qënë aktive, dhe nuk ka pasur dalje televizive.

Madje për një periudhë kohë ajo bëri edhe pauzë në rrjetet sociale, por tashmë ajo është rikthyer dhe kohët e fundit ka publikuar foto nga Italia.

Nuk dihet nëse ajo është zhvendosur përfundimisht atje, por fotot e saj duken mjaft piktoreske dhe Rashel shfaqet mjaft tërheqëse.

Ajo vijon të ketë një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, ku sigurisht nuk mungojnë foto provokuese që ajo publikon vazhdimisht.

Tipare të theksuara dhe forma bombastike, kështu e kanë cilësuar shumica e madhe e ndjekësve dhe komentuese që në daljet e saj të para.

E nëse doni t’i bëni një rifreskim”memories” tuaj, mund të shihni më tej fotot e Rashel Kolanecit dhe si duket ajo tani.

Pinknews

“Në sytë e mi është shumë e zgjuar”/ Juli flet për këtë banore: Si vajzë kam respekt, por…

Meriton Mjekiqi dhe Françeska Murati kanë analizuar mbrëmë lojën e Heidi Bacit, të cilës duket se në mbrojtje i doli Julian Deda.

Teksa banorët thonin se Heidi nuk ka krijuar situata dhe ia kanë shtruar rrugën të tjerët, ajo u largua nga biseda duke thënë se po e bëjnë për t’a nxjerrë keq.

Nga ana tjetër, Juli u shpreh se nuk është e vërtetë ajo që thonë Françeska dhe Meritoni. Sipas aktorit, Heidi është vajzë shumë inteligjente dhe shpeshherë kanë dalë fjalët e saj.

“Unë me Heidi Bacin kam patur relata që ditët e para, në kuptimin që qeshnim e kështu me radhë. Heidi Baci në sytë e mi është një vajzë që kur është, është e drejtë, nuk çedon në logjiken e vet dhe është shumë e zgjuar, inteligjente. Kjo më ka pëlqyer mua tek ajo, mënyra se si kapte situatat. Heidi kishte aftësinë me më thënë mua në fjalinë e dytë që hidhja ‘je gropë’ dhe më ka dalë që isha gropë.

Në fillime flas. Heidi për mua filloi të ndryshojë në momentin kur doli përballë se donte t’i jepte besimin zotërisë. Që në atë moment filloi duke i thënë derrit dajë, duke mbrojtur të pambrojtshmin. I kam thënë i lë gjërat me shkuar deri në një far pike dhe më pas i shfrytëzon për të nxjerrë tjetrin gabim. E ka bërë më mua një muaj, me Gracianon e kështu me radhë.

Këto gjëra unë Heidit ja kam thënë vetëm për vetëm, edhe në publik, nuk ka rëndësi fare se si ja kam thënë. Mua nuk më ka ikur kurrë nga biseda. Unë se kam këtë problem me Heidin që thonë më ik. Gjitha këto Heidi nuk është se u shndërrua në një armike timen në lojë”, tha Juli.

Aktori i njohur shtoi më pas se si vajzë ka respekt për të, ndërsa si lojtare jo pasi i ka prish qejfin.

Continue Reading

Pinknews

‘Kisha prerë biletat e avionit për të…’/ Biseda Meriton-Franceska nxjerr në pah planet e modelet përpara se të hynte në shtëpi

Me afrimin e finales së BB Vip, banoret kanë filluar të shprehin anën e tyre më të mirë.

 

Kështu duket e nga biseda mes Meritonit dhe Franceskës, e cila kjo e fundit u shpreh se përpara se të bëhej konkurrente, kishte prerë biletat e avionit për të shkuar në Paris me shoqet e saj në fund të marsit, pasi mendonte se nuk do qëndronte dot më shumë sesa 1 muaj në garë.

E pyetur nga Meritoni se përse mendonte ashtu, modelja u shpreh se për faktin që hyri në shtëpi me vonesë do e penalizonte atë, por ka mbërritur shumë më tepër.

Përsa i përket finalistëve të radhës, Franceska tha se 100% do jenë Meritoni e Egla. Nëse do të kishte hapësirë e për një të tretë, ajo do ishte Heidi, për shkak se është çift me Romeon, e publiku nuk do dëshironte që t’i ndante ata në finale.

Sipas modeles, e gjithë kjo për të është një fitore e jo një humbje.

Pjesë nga biseda:

Franceska: Nuk e kam pritur kurrë që te jem këtu ku jam sot. Këtë e them sinqerisht.

Meritoni: Ke menduar se do të dilje më herët?

Franceska: Shumë më herët. Maksimumi 1 muaj, saqë kisha prerë biletat për të shkuar në pushime me shoqet. Kisha prerë biletat e avionit për të shkuar në Paris në fund të marsit. U thashë gocave që nëse nuk dal deri në fund të marsit, shtyjni biletat për në fillim të prillit, se në prill 100% unë do jem jashtë.

Meritoni: Përse?

Franceska: Nuk e di pse, fakti që ndoshta kam hyrë me vonesë, e dija që do të ishte shumë e vështirë…Fakti që kam arritur deri këtu, ka kaluar pritshmëritë e mia, e jam shumë e lumtur, për çdo gjë. Ndaj ditët e mia të fundit në shtëpi dua t’i shijoj.

Meritoni: Mendon se nuk do e arrish finalen?

Franceska: Për mua të mendoj finale është një gjë shumë e madhe, pavarësisht se dëshira ime më e madhe do ishte që të arrija finale, si çdo njeri tjetër. Por mendoj se ti(Meritoni) dhe Egla jeni 100% finalistë, e mendoj se lufta për vendin e fundit, nëse janë 3 vende, është midis meje dhe Heidit. E duke ditur, besoj se publiku ka një simpati për çiftin, ndoshta nuk duan t’i ndajnë, e automatikisht Heidi merr një gjë më shumë sesa unë… Por jam OK me këtë gjë, jam në paqe. Thjesht po zgjedh të mendoj se do dal të shtunën e do shkoj tek fëmija im. Edhe nëse konsiderohet një humbje, për mua është prap fitore.

Meritoni: Vet fakti që, ke prerë biletat akoma pa hyrë, ti ke fituar shumë me veten.

Franceska: Kam fituar shumë me veten

Continue Reading

Pinknews

“Kastravecin e ke blerë…”/ E veshur si gjyshe Françeska shkakton të qeshura te banorët

Këto ditë të fundit duket se banorët i kanë lënë debatet dhe po mundohet t’i shijojnë sa më shumë momentet. Françeska është shprehur se nuk do të luftojë me askënd për në finale dhe ditën e sotme ka habitur teksa është maskuar si një e moshuar e ka shkuar te banorët e tjerë në oborr duke krijuar situata komike, ku mabnte në xhep edhe një kastravec.

Françeska: Pse ziheni të keqen nona ca keni të keqen nona, nona ju shikon nga Tv jeni shumë të mirë unë fle me ju zgjohem me ju

Juli: Kastravecin e ke blerë sot

Françeska: E kam sjellë nga baçja e shtëpisë

Continue Reading

Pinknews

“Për mua Heidi Baci bëri një gabim”/ Juli nxjerr zbuluar banoren

Teksa bisedonin të vetëm në oborr, Juli dhe Egla kanë kujtuar situatën e letrës së Gracianos, ku disa nga banorët qeshën teksa ai po e lexonte dhe kjo gjë e preku shumë atë. Juli u shpreh se Egla dhe Françeska donin të dilnin si njerëz të mirë dhe se Heidi bëri gabim që qeshi dhe stimuloi edhe të tjerët.

Egal: Në qoftë se ishin njerëz të mirë a si më quan mua dhe Françeskën as ju nuk do kishit qeshur

Juli: Nuk ishte situatë normale për mua Heidi Baci bëri një gabim por ai, Graciano që eshtë një shfrytëzues tipik situatash ai vetë nuk e shfrytëzoi situatën sepse u ofendua prej vërteti e hidhet Françeska

Continue Reading

Pinknews

‘Është analfabet…’/ Ish-fituesi BBVA: Traumë e madhe e shoqërisë nëse fiton Romeo

Ish-fituesi i të njëjtit format por pa “VIP-a”,Anaid Kaloti është shumë aktiv në rrjete sociale dhe intervista rreth BBVA3.

Përballë gazetarit Blendi Salaj,Anaidi u shpreh se do të ishte traumë e madhe për shqiptarët nëse fitonte Romeo Veshaj këtë edicion të BBVA3.

“Do të ishte traumë e madhe e shoqërisë nëse do ta fitonte Big Brother Romeo”
Blendi:”Pse?!”Sepse unë mendoj që në profesionin që është së pari,duhet të dijë të lexojë,më kupton për sa kohë Romeo nuk artikulohet mirë para letrës le të themi,më bën të mendoj që nuk meriton ta fitojë atë lojë.

Domethënë nëse Romeo do ta fitonte,shumë njerëz nga Bigu kam përshtypjen do ishin të zhgënjyer edhe pse rrota e fatit e ka sjellë në një moment ku Romeo mund të jetë një nga fituesit.” U shpreh anaidi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING