Connect with us

Pinknews

‘Është një lojë’, Morena ka një mesazh për stresin

Ai është njëri nga konkurrentët më të komentuar brenda shtëpisë së famshme në Kosovë, Big Brother VIP, e jo vetëm.

Bëhet fjalë për rap-artistin e njohur, Stresi, i cili tashmë ka bërë disa komente në lidhje me banorët, rrëfime nga jeta dhe karriera profesionale.

Mes ngjarjeve të fundit që ndodhën në këtë spektakël, një reagim nuk mungoi as nga Morena Taraku.

Modelja dhe këngëtarja e njohur nga Peja, e cila është mikeshë e ngushtë me Stresin, ka zbuluar shumëçka në lidhje me të, duke treguar se çfarë njeriu është dhe se çfarë mund të bëjë më shumë.

Postimi i plotë i Morenës (pa ndërhyrje):
“Unë jam e sigurt që ti nuk ofendon asnjë femër dhe i respekton të gjitha…

Aty brenda është një lojë dhe këtë duhet ta kuptosh vëllai im i dashur Stresi.

Të kuptoj shumë mirë që brenda katër mureve të gjithë banorëve çdo fjalë e dikujt ju lëndon shumë nganjëherë…

Nganjëherë fjalët marrin kahje të pa duhur por unë e di se ti nuk ke menduar ta lëndosh askënd… Unë të njoh mirë dhe të çmoj shumë sepse ma ke vëretuar dashurinë e sinqertë ndër vite dhe kjo më bën të shkruaj sot sepse të njoh më mirë se të gjithë…

Është një lojë dukeni shumë bukur jashtë janë momentet më të bukura të jetës që do t’i kaloni, mos lëndoni njëri-tjetrin jepni dashni dhe emocione të bukura.

Të dua shumë dhe më ka marrë malli për ty se stë kam parë që sa kohë. Të lutem tregoje dashurinë dhe respektin që të ka mësuar nëna Shpresë.

Ti nuk je vetëm një këngëtar që thur vargje por thur edhe shumë dashuri nga shpirti yt i bukur që ke.

Këtë gjë dua ta tregosh brenda dhe ta kuptojnë të gjithë”.

Pinknews

“Në sfida më shfaqej ajo, u bë forca ime”, kujt ja dedikon fitoren e “Ferma VIP” Dijonis Biba

Dijonis Biba ishte fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, i cili rrëmbeu zemrat e publikut dhe arriti të triumfonte, duke marrë çmimin e madh prej 100 mijë euro.

Dijonisi ka thënë se fitoren ja dedikon nënës së tij, e cila nuk jeton.

Ai shtoi se gjatë kohës që përballej me sfida, para syve i shfaqej imazhi i saj, duke u bërë burim force për të triumfuar.

“Çmimin e madh ja dedikoj nënës time që nuk e kam gjallë. Gjatë sfidës, vetëm imazhi i nënës time mu shfaq para syve dhe më ka ndihmuar. U bë forca imë”, tha Dijonisi.

Përballja e fundit ishte ajo me Florjan Agalliun në një televotim vendimtar, që u meritua pas tejkalimit të qarkores së sfidës, ku ishte përballë Çiljeta Xhilagës dhe Ditea Berishës

Continue Reading

Pinknews

Sara postoi foton teksa kafshonte Bardhin, por komenti i Eglës merr gjithë vëmendjen

Çifti Sara-Bardhi, asnjëherë nuk kanë kursyer për publikun fotografi nga përditshmëria e tyre.

Sakaq, mbrëmjen e djeshme dyshja ka postuar disa fotografi, në një prej të cilave Sara shfaqej duke kafshuar Bardhin në faqe.

Mirëpo ndër shumë komente, u pikas ai i Eglës e cila shkruante.

O Zot i madh, lëri mi rehat Bardhin nga faqet”, shkruan aktorja, ndërsa Sara i përgjigjet më tej: “Hajde shpëtoje se vetë nuk ikën ky harroje, i lezeton. Love u”.

Egla vazhdimisht ka shprehur mbështetjen për çiftin Sara – Bardhi dhe i ka uruar të jenë gjithmonë të lumtur, së bashku me fëmijën që presin të vijë në jetë së shpejti.

 

Continue Reading

Pinknews

“Femrat s’kanë kapacitet”/ Bujar Kapexhiu trondit publikun me deklaratën

Regjisori, skenaristi dhe aktori i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu, ka habitur me një deklaratë të dhënë së fundmi, ku ka thënë se “femra s’kanë kapacitet që të shkruajnë humor, ai është privilegj i të mençurve”.

I ftuar në TAR, Bujar Kapexhiu u shpreh jo çdo kush ka kapacitet për të shkruar humor, pasi sipas tij këtë dine ta bëjnë vetëm meshkujt dhe jo femrat.

“Këtë e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor nuk ka, sepse humori është privilegj i të mençurve”, tha ai.

Ndër të tjera, aktori u shpreh barcaletat për femrat i sajojnë burrat, ashtu si edhe ato për veten e tyre, pasi “femrat nuk kanë kapacitet për ta bërë këtë”.

“A e keni vërë re që ka shumë barcaleta për femrat, i sajojnë meshkujt, e dini që ka shumë barcaleta për meshkujt, i sajojnë po meshkuj, se femrat nuk kanë kapacitet për të sajuar barcaleta”, u shpreh Kapexhiu.

Continue Reading

Pinknews

Xhensila Myrtezaj “çmend” fansat, publikon pamjet sensuale dhe nxjerr në pah hiret e trupit

Edhe pse nënë e dy fëmijëve, Xhensila Myrtezaj ruan linja trupore fantastike.

Këngëtarja ka publikuar së fundmi një video në Instagram, ku nxjerr në pah hiret e saj trupore.

Me një fustan sensual, ajo shfaqet më tërheqëse se kurrë. Komentet e fansave të saj kanë qenë të shumta, duke e komplimentuar për dukjen e saj.

Continue Reading

Pinknews

Babai i Jorit shan keq reperin Italian/ Reagimi për këngën e fundit bëher VIRAL në rrjet

Jori Delli prej disa kohësh është duke shijuar romancën e saj me reperin e njohur italian, Fred De Palma, me të cilin ka nisur edhe bashkëjetesën.

Dyshja, e cila është shndërruar në një prej çifteve më të preferuara të momentit, vijon të shfaqet më e dashuruar se kurrë në rrjetet sociale.

Fred De Palma ka publikuar së fundmi një këngë të re dhe pjesë e saj në një mënyrë është edhe modelja. Ajo nuk është pjesë e videoklipit dhe as nuk këndon, por zëri i saj shfaqet në hyrje të këngës si pjesë e një telefonate, ku ajo në shqip thotë:

Alo! Ku je? Më mungon. Mezi pres të të takoj!

https://www.instagram.com/p/C8KUoJVC7L-/

Në mediat sociale ndjekësit e kanë komplimentuar dhe komentuar pozitivisht. Por, reagimin më epik e ka patur babait i Jorit. Kjo e fundit ka postuar një video në TikTok, ku i tregon të atit këngën dhe reagimi i tij është shumë i letezshëm. Pasi dëgjon këngën, ai shprehet i buzëqeshur:

Qenka i mirë legeni! Bravo, legeni!

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING