Connect with us

Bota

FOTO/ Binjakët siamezë, dy koka dhe katër krahë 

Një nënë ka lindur binjakë siamezë me dy koka, katër krahë dhe dy këmbë. Fëmijët duken si një trup i vetëm nga legeni e poshtë, por për shkak të gjendjes së tyre të rrallë shëndetësore, gjymtyrët e tyre janë të organizuar në këtë mënyrë.

Sipas “The Mirror”, nëna ishte në dijeni se shtatzënia e saj konsistonte në binjakë siamezë. Ata lindën me operacion cezarian në një spital të Egjiptit dhe më pas u transferuan në një spital të specializuar për fëmijë.

Gjinia e binjakëve nuk është bërë ende e ditur. Me shumë gjasë, binjakët nuk do të ndahen pasi organet e tyre në gjoks e bark janë shumë të bashkuara dhe nuk do të mund të mbijetonin veçmas.

Advertisement