Aktualitet
Dirigjenti italian i Elsa Lilës lëshon akuzën e fortë
Albina pagoi 5 mijë euro vetëm për mikrofonat, të rinjtë morën 5 karta telefoni për 15 vota
Dirigjenti i këngës së Elsa Lilës, Enrico Melozzi ka reaguar lidhur me fitoren e çmimit të parë të këngëtares, çmim i dhënë nga juria.
Melozzi e cilësoi këtë këngë si fantastike, me një harmoni të shkëlqyer dhe të sofistikuar.
“Injoranca dhe arroganca mbizotëron mbi bukurinë dhe kulturën”, shkruan në reagimin e tij Melozzi.
Edhe Modelja e njohur Kristina Baki që po bënte tifo për Elsa Lilën ngriti dyshime për vlefshmerine e votave përmes SMS te publikut.
Ajo publikoi disa imazhe të të rinjve në një nga pikat e telefonive në Shqipëri të cilët po mbanin në dorë biletat e festivalit.
“Ore çfarë bëjnë këta të rinj në dyqanet e Vodafone me biletën e festivalit në dorë?!? Rastësi?!?”, shkruan ajo në një postim.
Në një tjetër imazh të kapur brenda dyqanit ajo shkruan, “Këto fletat e bardha janë biletat e festivalit… Cila është arsyeja që paraqiten me këtë biletë në dyqanet e Vodafon?!? Rregullore e re?! Ja pra ç’do të thotë televotim në Shqipëri. Faleminderit festival.”