Kosova
Për heqjen e barrikadave nuk bëjnë punë ‘fishekët’ e Facebook-ut
Ish-zëvendëskryeministri dhe afaristi i njohur Ramiz Kelmendi, ka deklaruar se vetëm SHBA në Kosovë mund t’i lëvizë gjërat, pasi sipas tij KFOR-i përbëhet nga një forcë shumëkombëshe dhe mund të ketë devijime.
“Prezenca e KFOR-it është shumë me rëndësi dhe bashkëpunimi me ta është jetik, por duhet kuptuar se ajo është forcë e Armatosur e cila ka detyrat e veta të përcaktuara por edhe mund të ketë devijanca nga kryerja e detyrave të caktuara. Vetëm SHBA mund të bëj të lëvizin gjërat” – tha Kelmendi
Ai gjithashtu u shpreh se për çështjen e barrikadave, ka frikë prej ndonjë kurthi ndaj institucioneve të Kosovës dhe se për situatën e tensionuar, në asnjë mënyrë nuk duhet vepruar pa pëlqimin e Shteteve të Bashkuara.
“Barrikadat nuk hiqen dhe tërësia territoriale nuk mbrohet me fishekët e facebook-ut, por me politikë dhe tryezë” –tha ish zëvendëskryeministri