REAGIM
Fantazmë e re në Portin e Durrësit…FOTO
Na ka dale nje fantazmë e re në Portin e Durrësit East Invest Limited quhet.
Tek deklarimi i pronareve fundore, qe qeveria beri publike per t’i mbushur mendjen popullit se kompania nuk ishte offshore, nuk rezulton asnje East Invest Limited, permes te ciles Alabbar apo familjaret e tij kontrollonte pronesine fundore te Portit. Mirepo na ka dale befas ne marreveshjen mes qeverise dhe kompanise arabe, qe u publikua nje dite me pare ne fletoren zyrtare.
Ne marreveshje thuhet se East Invest Limited eshte pale e lidhur me Eagle Hillsin, por se si nuk shpjegohet. Tani, ne Abu Dhabi ekziston nje East Invest Limited, por ajo eshte inaktive si kompani. Ka pushuar aktivitetin ne 20 nentor te ketij viti sipas regjistrit te qeverise se Emirateve. Ne 24 nentor, pra 4 dite me vone, kaloi kontrata e Portit te Durressit ne Parlament. Rastesi? Ndoshta, ndoshta.
Pra ose eshte kjo East Invest Limited qe eshte inaktive ne Abu Dhabi ose eshte nje East Invest Limited tjeter. Une kam nje dyshim, qe mund te jete North East Invest Limited, e regjistruar ne ishujt Kayman. Ndoshta ne kontrate e kane shkruar gabim ose i kane hequr qellimisht North-in per te mos e asociuar projektin me kompani offshore. Por nuk jam i sigurte.
E sigurte eshte qe ne Portin e Durresit na ka dale nje fantazme e re. Sipas te gjitha gjasave, e regjistruar ne offshore. Dhe ka shume mundesi, qe qeveria do te na thote prape se edhe kjo East Invest Limited eshte e Princit te Kurores, por nuk e tregojme dot publikisht se ashtu eshte nje muhabet.
Pra pyetja e famshme, ka apo nuk ka konpani offshore me pronare te fshehur pas Portit te Durresit, tani e ka pergjigjen te qarte. Vetem se qeveria do te na mbushe mendjen se ai qe eshte fshehur eshte Princi. Por se Princ arab se sulltan shqiptar kjo pastaj eshte pune tjeter.