Connect with us

Aktualitet

Inceneratorët/ Apeli lë në burg Zv.Presidentin e FSHF-së

Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e arrestit  ne burg caktuar nga Shkalla e Parë për Arben Dervishajn, biznesmeni që mbikëqyrte punimet i inceneratorit të Fierit ndërsa akuzohet se  paraqiste raporte fiktive në ministritë e linjës. Dervishaj kishte Apeluar masën duke kërkuar ndryshimi e saj, kërkesë që u rrëzua këtë të enjte në Apel.

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi disa javë më parë hetimet në lidhje hetimet per ndertimin e inceneratorit  të Fierit, dhe dërgoi në gjykatë dosjen e me 21 të pandehur, mes tyre Lefter Kokën, ish-deputetin Alqi Bllako, Arben Dervishaj etj.

Organi i akuzës specifikon skemën e abuzimit dhe veprat penale për emrat e përfshirë, mes të cilëve rezulton edhe Klodian Zoto, Arjola Kodra dhe italiani Giuseppe Ciaffaglione.

 

Advertisement