Connect with us

Kronike

‘Plas’ sherri në Durrës, plagoset me çifte 28-vjeçari

DURRËS– Një 28-vjeçar është plagosur me çifte mëngjesin e sotëm në Sukth të Durrësit, e ndërsa autori i kësaj ngjarjeje është shpallur në kërkim. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”. NTV.AL  mëson se pas një konflikti Gëzim Hoda ka plagosur me armë gjahu (çifte), Lulëzim Përnezha 28 vjeç. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarjeje. Mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Advertisement