Connect with us

Kronike

Grabitja/ Flet e moshuara nga Korça

Luljeta Hoxha, e cila u dhunua dhe u grabit nga persona ende të paidentifikuar nga policia ka folur së fundmi.

Nga spitali ajo rrëfeu se si ndodhi ngjarja ndërsa tregoi se i lidhën duart dhe gojën me litar dhe më pas e dhunuan.

67 vjeçarja banuese në Pirg tha se nuk e di se kush mund të jenë personat që e grabitën.

“Deri në orën 10 pa 20 isha zgjuar, rashe të flija dhe ikën dritat. U hap porta, unë isha shtrirë, erdhi një trup i gjatë dhe m’u hodh sipër. Lekt me tha se të vrava. I thosha se nuk kam lek, vetëm pensionin.

Leket me tha përsëri se të vrava. Me lidhi duart dhe gojën me një leckë dhe litar, dhe me godiste. Me mori zvarrë nga dhoma tjetër, e më kërkonte përsëri lek. Nxori thikën. Me godite me shkelma.

Leket i kisha kursime sepse kisha shitur tokat. Mendoja të kisha lekët për t’u pleqëruar e varrosur. 10 mijë euro mi mori. Në divan i kisha fshehur, aty ku flija. I gjeti vet. Policia erdhi pasi u përmenda. Kam dhimbje të mëdha.

Shkova në komshinjtë, kërkova ndihmë. Isha e goditur dhe me enjtje. Lajmëroi policinë komshija, në pyetën dhe u tregova. Me mori policia me solli pa ndjenja në spital. Nuk kam dyshime kush mund të jetë, nuk e di”- tha ajo.

Advertisement

TRENDING