Connect with us

Kosova

Ramush Haradinaj përplaset me Alin Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se detyrat dhe obligimet e një kryeministrit janë të rënda, aq më tepër në rastin e Kosovës dhe sipas tij nëse kryeministri Albin Kurti nuk mund t’u bëjë ballë sfidave atëherë fajin nuk mund ta kërkojë diku tjetër.

Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se Kosova nuk e ka luksin të bëjë eksperimente duke u armiqësuar me partnerët strategjikë, por duhet të shtrohet e të rinisë një fazë tjetër bashkëpunimi.

“Cila është logjika e Kurtit kur thotë se SHBA nuk mund ta përfaqësojë Kosovën, kur nuk mbahet mend që Amerika ta ketë kërkuar një gjë të tillë!”

Pse nuk i kishte shkuar ndërmend Albin Kurtit të thoshte në vitin 1999 se Amerika nuk mund ta çlirojë Kosovën? – Pyeti ish kryeministri

Sipas Haradinajt, kryeministri Kurti kërkon ta bej SHBA pjesë të problemit kur në fakt ajo ishte dhe është pjesë e zgjidhjes.

“Pse Albin Kurti mundohet ta krijojë përshtypjen se ai mund të jetë viktimë e një komploti ndërkombëtar! Apo po provon që edhe njëherë të luaj viktimën, si në vitin 2020!” – shkruan Haradinaj në Facebook

Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin të bëjë eksperimente duke u armiqësuar me partnerët strategjikë dhe Albin Kurti po vë në rrezik ekzistenca e shtetit.

Advertisement