Connect with us

Sport

Rivalët e përjetshëm të Interit duan Kristjan Asllanin

Në merkaton e verës rrugët e Milan dhe Inter mund të ndërthurën. Këtë herë do të bëhet shkak mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili nuk po preferohet nga Simone Inzaghi. Mesfushori bëri hapin e madh në karrierën e tij duke firmosur për Interin gjatë merkatos së verës së kaluar, ndërsa shikohej si zëvendësuesi ideal i Brozovic.

Sipas “BlastingNews” raportohet se duke parë një situatë të tillë kuqezinjtë kërkojnë të përforcojnë mesfushën dhe kanë pikasur pikërisht Asllanin, me Paolo Maldinin që është një adhurues i shqiptarit. Kujtojmë se Maldini i kishtë vënë “syrin” kohë më parë 20-vjeçarit kur akoma nu kishte shkëlqyer me Empolin, por atëherë nuk u arrit asgjë.

Mesfushori shqiptar ka luajtur vetëm 7 ndeshje në kampionat, ku shumicën i ka nisur nga stoli dhe 5 duele në Champions League. Interi e vlerëson Asllanin 15 milinë euro, pak më shumë se paga që pagoi për ta marrë nga Empoli.

Gjithashtu që Asllani të fitojë minuta në skenë kanë dalë edhe dy ekipe të tjera që kërkojnë huazimin e mesfushorit të kombëtares. Bëhet fjalë për Lazion dhe Fiorentinën, ndërsa mebtet të shikohet se cila do të jetë lëvizja e Interit gjatë meraktos së janarit.

Advertisement