Aktualitet
Miliona lekë për rehabilitimin e shëtitores “Taulantia” në Durrës (VIDEO)
Shëtitorja “Taulantia” do t’i nënshtrohet rehabilitimit këtë vit. Në buxhetin e bashkisë është parashikuar që 22.6 milionë lekë të reja të përdoren për lotin III të rehabilitimit të kësaj hapësire publike, më e frekuentuara në çdo stinë të vitit nga qytetarët durrsakë.
Kujtojmë se ndërhyrja e fundit në shëtitore u bë gjatë periudhës së pandemisë (2019-2021), ku u shpenzuan 2.8 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Loti i tretë i projektit të rehabilitimit të shëtitores bregdetare parashikon ndërhyrjen në ato pjesë të shëtitores që nuk u rehabilituan dy vite më parë.
Ndërkohë, këto ditë në shëtitore janë duke u mbjellë 1000 rrapa nga ndërmarrjet në varësi të bashkisë.
“Vijon mbjellja e pemëve të llojit “Rrap”në shëtitoren Taulantia ku do të mbillen 1000 pemë të tilla.
Punojmë çdo ditë edhe për shtimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbëra në zonat e tjera të qytetit“,- shkruante 3 ditë më parë kryebashkiakja Sako.