Connect with us

Aktualitet

Akuzohej për ‘falsifikim’, GJKKO shpall të pafajshme Etleda Çiftja

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur të pafajshme anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja, e cila akuzohej për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të pasurisë. Në njoftimin për mediat thuhet se GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e shpallur Çiftja-n të pafajshme.

Njoftimi i Plotë:

Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Daniela Shirka  (anëtare), sot më datë12.01.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 73 akti, datë17.10.2022, mbi ankimin eparaqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr.48, datë 16.09.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Ç, për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Ç, për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

Në përfundim,Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: -Lënien në fuqi të vendimit nr.48, datë 16.09.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, kërkoi më 12 shtator dënimin me 18 muaj burgim për Etleda Çiften, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, një nga organet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në akuzën e Deklarimit të rremë e fshehjes së pasurisë, si dhe të Falsifikimit të dokumenteve.

Advertisement