Bota
Uranium në Londër/ Do goditeshin gupet e disidentëve iranian
Seksioni kundër terrorizmit i policisë britanike dhe Scotland Yard, Policia Metropolitane e Londrës, po hetojnë misterin e uraniumit që u kap nga agjentët kufitarë. Një ngarkesë e kontaminuar me uranium, e cila mbërriti në aeroportin e Londrës më 29 dhjetorin e kaluar dhe u zbulua gjatë një kontrolli rutinë.
Por si mbërriti uranium deri këtu? – Hamish Bretton-Gordon drejtor në Njësinë e Armëve Kimike të Ushtrisë Britanike u shpreh:
“Nuk mund që ngarkesa të fluturuar me një aeroplan komercial! Sigurisht, ndonjëherë mund të jetë transportuar nga ajri, por jo në avionë komercialë”.
Ekzistojnë dyshime se uranium është nisur nga Pakistani dhe kishte për destinacion fundor terroriste iranianë në Mbretërinë e Bashkuar.
Tabloidi britanik “The Sun”, i cili raportoi fillimisht historinë, shkroi se ngarkesa u nis nga Pakistani dhe mbërriti me një fluturim nga Omani. Gjithashtu tabloidi hipotezon se uraniumi ishte i destinuar për shtetasit iranianë që banonin në Mbretërinë e Bashkuar, pasi marrësi i paketës është një kompani iraniane e regjistruar komercialisht dhe aktive në Britaninë e Madhe.
Nuk përjashtohet, pra, dëshira për të formuluar një hipotezë të besueshme – por ende për t’u vërtetuar – se uraniumi ishte menduar për një grup terroristësh iranianë, të gatshëm për të goditur disidentët e regjimit islamik që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.