Pinknews
Aleksandër Gjoka për Big Brother Vip
Këngëtari Aleksandër Gjoka ka një mendim të tijin lidhur me Big Brother VIP. Përmes disa postimeve të njëpasnjëshme, Gjoka është shprehur i indinjuar për VIP-at shqiptarë, ndërsa i revoltuar nuk ka kursyer komentet rreth programit dhe banorëve në shtëpi.
“Përshëndetje Big m**. Ndjej keqardhje për “VIP-at shqiptarë” sa poshtë paska rënë kartagjena, sepse na çatë ***** me këtë format idiot,“-janë këto disa nga komentet e Gjokës lidhur me BBV.
Skenarët, bisedat e nivelit të ulët shoqëror, ofendime, banalitet, skena erotike, gënjeshtra, janë disa nga cilësitë që mund të përballesh sapo nis e shikon BBV 2. E ndonëse herë pas here në atë shtëpi ndodhin skena që lënë për të dëshiruar, një pjesë e mirë e popullit është kurioz të ndjekë një program të tillë në një televizion kombëtar ku nuk mungojnë as shpullat apo bullizimet, madje shqiptarët dolën të protestojnë edhe për padrejtësitë ndaj Luizit e duke harruar padrejtësitë që u është bërë atyre.