Connect with us

Aktualitet

‘Putin nuk është gjallë’, reagon Kremlini

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një deklaratë ditën e sotme në Davos tha se dyshonte nëse presidenti rus, Vladimir Putin, është ende gjallë dhe se është ai që merr vendimet në Rusi, shkruan CNN.

“Nuk jam i sigurt se me kë dhe për çfarë të flas. Nuk jam i sigurt se presidenti rus, i cili ndonjëherë shfaqet si hologram është me të vërtetë ai”, iu përgjigj Zelensky një pyetjeje për mundësinë e bisedimeve të paqes.

Pas deklaratës së tij të bujshme ka reaguar menjëherë Kremlini, i cili tha se Putin dhe Rusia do të ekzistojë dhe se presidenti ukrainas bën mirë ta pranojë këtë gjë.

“Rusia dhe Putini ekzistojnë dhe do të ekzistojnë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duhet ta kuptojë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur për të mirën e vendit të tij”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov.

Kohët e fundit, mediat kanë raportuar shpesh se presidenti rus mund të vuajë nga një sëmundje e rëndë. Këto komente kanë ardhur pas shfaqjeve të tij në publik dhe veprimeve të dyshimta.

Advertisement