Politike
Berisha paralajmëron mos njohjen e zgjedhjeve të 14 majit
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar mos njohjen e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha ka deklaruar se manipulimi i zgjedhjeve nga ana e qeverisë ka filluar masivisht, duke shtuar se demokratët nuk kanë për ta toleruar këtë gjë. Po ashtu ka theksuar se ata nuk do të njohin një proces zgjedhor të bazuar mbi votat e vjedhura.
Fjala e Berishës:
Manipulimi i zgjedheve ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet. Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur. Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve. Përgjigjia është vetëm një: vetëm revolucion.