Bota
Tragjike/ 14-vjeçarja humb jetën nga aromatizuesi
14 vjeçarja britanike Giorgia Green, ishte gjetur pa ndjenja në dhomën e saj të gjumit dhe vdiq nga arresti kardiak, sipas zyrtarëve “prej aromatizuesit që kishte hedhur mbi batanijen e krevatit”.
Në kohën e tragjedisë prindërit raportohet se ishin në katin e parë të banesës.
Green u gjet pa ndjenja nga nëna e saj Clare në maj 2022 teksa më vonë vdiq nga ataku i papritur kardiak që kishte pësuar.
Prindërit e saj thonë se kanë hapur një faqe donacionesh për të rritur ndërgjegjësimin mbi vdekjet e papritura ose thithjen e deodorantëve të tillë, i cili besohet deri tani si shkaku i tragjedisë.
Clare e Paul Green thanë: “Pas rrethanave tona tragjike ne duam që të ndërgjegjësojmë edhe të tjerë ndaj rasteve të tilla”.
Giorgia Almira Green shkoi në dhomën e saj në 11 maj 2022. Kur nëna e saj shkoi ta thërriste kur erdhi koha të shkonte në një kurs muzike, Giorgia ishte pa ndjenja.
“Ajo nuk kishte asnjë sëmundje, asnjë dhimbje, asnjë paralajmërim. Ishte një fëmijë i shëndetshëm që nuk ishte sëmurur kurrë rëndë”.
Nëna e saj beson se shkak mund të jetë deodoranti “spray” që vajza mbi batanijen e krevatit të saj.
“Asaj i pëlqente era e deodorantit”.
“Vdekja e Giorgia na vjen si janë tundje e fuqishme.”
“Ne duam të shpërndajmë ndërgjegjësimin për këtë pasi përdorte shumë deodorant aerosol.”
“Ndoshta ishin ato kimikate helmuese e toksike që i shkaktuan vdekjen. Duan të shtojmë ndërgjegjësimin e përdorimit të këtyre produkteve në shtëpi”.
Numri i atakëve kardiakë është shtuar shumë vitet e fundit në Britani dhe Evropë.
Shoqata britanike e prodhuesve të kanaçeve Aerosol (spray) tha në një koment se deodorantët kanë “paralajmërime të qarta të shkruara në produkt”, shkruan rrjeti BBC.