Connect with us

Pinknews

Ish-e dashura e Amosit ‘sulmon’ Dean: Princesha e të varfërve

Gigliola Haveriku ish-partnerja e Amos Zaharias duket se në këtë “Big Brother Vip Albania” nuk bën aspak tifo për ish-partnerin e saj. Gigliola deri tani nuk ka bërë asnjë koment për Amosin por ama nuk kursen me “batuta” njerëzit që rrinë afër tij. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me Dea Mishel e cila është për momentin “crush-i” i Amos Zaharia.

“Princesha e të varfërve” e ka quajtur Gigi Dean, e cila sot ka konfirmuar se mes saj dhe Amosit ka patur një flirt, por ajo nuk ka dëshirë që ta vazhdojë më tej këtë histori.

Ndërkohë kujtojmë gjithashtu se edhe Gigliola ka qenë pjesë e “Big Brother Vip Kosova” dhe eksperienca e saj në këtë reality show zgjati jo më shumë se dy javë.

  • foto galeri
Advertisement