Connect with us

Aktualitet

Mungoi në interpelancë/ Rama përgjigjet në Twitter: Shpifje

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter për interpelancën dhe akuzat e opozitës që po i bëhen në Kuvend. Vetë Rama ka munguar në seancë ndërsa përgjigjen po e jep në rrjetet sociale. Rama thotë se çështja McGonigal po manipulohet me shpifje ekstreme dhe shton se nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë. Kryeministri i është përgjigjur jodirekt edhe Berishës që tha se ka dëmtuar marrëdhëniet me SHBA, kur thotë se raportet janë më të forta se kurrë. Sipas tij, drejtësia amerikane për të nuk ka asnjë akuzë.

Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë.

Reagimi i Kryeministrit Edi Rama vjen pas një seance të tensionuar në Parlament, ku ai vetë zgjodhi të mos dalë dhe të përballet me opozitën. Në vend të tij, interpelanca iu delegua ministres Elisa Spiropali, por deputetët e opozitës nuk pranuan përgjigjet e saj. Deputetët e grupit Alibeaj dhe ata të Berishës kërkuan që të zhvillohej një interpelancë me kryeministrin për çështjen McGonigal, ku Rama rezulton se është takuar mbi 5 herë me zyrtarin e arrestuar të FBI dhe se njerëz pranë tij ndikuan me para që ai të hetonte për të dëmtuar PD.

Advertisement