Pinknews
‘Do t’i ha të gjitha…’/ Luizi fillon i puth këmbët Kiarës
Luizi mbrëmjen e djeshme, teksa ka qenë në dhomën e gjumit ku ishin duke i bërë shoqëri Efit së bashku me Valbonën dhe Kiarën ka bërë një veprim të papritur.
Ndërkohë që ishin duke biseduar, një moment Luizi ndalon dhe i puth këmbët Kiarës duke i thënë që do ia hante të gjithë gishtat.
Më pas sërish Luizi nis dhe komplimenton trupin e Kiarës.
Ajo që bën më shumë përshtypje është reagimi i Kiarës, shumë indiferente dhe që nuk bën asnjë lëvizje.
Luizi: Kjo është e butë, do ia ha zemrën, do ia ha të gjithë këta gishtat.
Kiara: Të paktën i kam këmbët të drejta.
Luizi: I ke si qiri. Kur të kam parë herën e parë që je larë ke super trup. Nuk ke ndonjë formë për të thënë “yy…”.
Edhe Efi ka super trup se është e gjatë dhe bie në sy, dhe nuk është e ekzagjeruar.
Por kur e kam parë këtë herën e parë që ka bërë dush, unë kam qenë duke dal nga tualeti. Për sy të ballit jam ndal as 3 sekonda dhe jam kthyer nga pasqyra dhe i kam thënë vetës ‘po ku ke shance ti mor budall’.